Guardiola: Jam i martuar, por Gundoganin e dua dhe e adhuroj
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka treguar se e adhuron mesfushorin gjerman me prejardhje turke, Ilkay Gundogan, duke thënë në formë qesharake se e do atë edhe pse është i martuar.
Gundogan, i cili ishte nënshkrimi i parë i Guardiolës si trajner i Manchester Cityt, mund të vendoset të largohet nga klubi pas shtatë vitesh të kaluara në klub. Kontrata e gjermanit skadon në fund të sezonit dhe ai ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim se ku do të zhvillojë më tutje futbollin e tij sezonin e ardhshëm. Guardiola ka folur për Gundogan dhe e ka bërë të qartë se sa lart e vlerëson mesfushorin.

Duke folur me gazetarët, Guardiola tha: "Unë e dua atë. Unë e adhuroj atë. Unë jam i martuar, por e adhuroj atë! Ilkay është një lojtar kaq i rëndësishëm. Për njeriun që është, udhëheqja në heshtje - dhe kur ai flet, të gjithë dëgjojnë. Ai është një futbollist i përsosur. Një mesfushor sulmues me ndjenjën e golit dhe asistimeve. Ai është kaq inteligjent në këtë moment dhe gjithmonë në pozicionin e duhur. Ai gjithashtu mund të luajë si një mesfushor më i tërhequr prapa. Ilkay është një lojtar i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet e lojës.

"Nuk mund të fitosh asgjë - as nuk mund ta ëndërrosh - nëse nuk dëshiron ta bësh. Ju flisni për përvojën e Ilkay. Kjo nuk do të thotë se ajo që ka ndodhur në të kaluarën do të ndodhë në të ardhmen, por të qenit atje shumë herë ndihmon."
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Është raportuar se gruaja e Gundoganit, Sara Arfaoui është lodhur nga jeta në Angli dhe dëshiron të zhvendoset në një vend tjetër sezonin e ardhshëm. Barcelona mund të jetë një destinacion i mundshëm për lojtarin pasi klubi katalanas ka shfaqur interes për nënshkrimin e tij por ende nuk është arritur një marrëveshje.
Skuadra e Guardiolës zhvillon sot ndeshjen e radhës, kur do të përballet me Fulhamin në Premierligë, me synimin e vetëm, fitoren.

