Guardiola: Jam ende te Man City vetëm sepse po fitojmë - NACIONALE

Guardiola: Jam ende te Man City vetëm sepse po fitojmë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola beson se po drejton Manchester Cityn vetëm shkaku i trofeve që po fitojnë.

Tekniku katalunas është i mendimit se nëse nuk do të ishte për fitore, atëherë do të ishte shkarkuar nga pozita e gjigantit anglez.

Për “Sky Sports”, Guardiola tha se nuk do të ishte pjesë e Cityt po të mos ishin fitoret sepse shumë njerëz janë të dëshpëruar për ta shkarkuar.

“Përgjigja është e thjesht, jam ende te Man City sepse kemi fituar. Përndryshe nuk do të isha këtu, as nuk do të ishte respekti e besimi që kemi me hiarkinë, ose hiarkia me mua”.

Nuk do të ishe këtu. Duhet të fitosh në këtë biznes. Është e vetmja punë ku njerëzit kërkojnë dëshpërimisht të të shkarkojnë. Nuk po kërkoj nga mësuesit, doktorët, arkitektët “Mos e bëj punën tënde. Mos i merr paratë...”. Në profesionin tonë duhet ta pranosh”.

Guardiola ndër të tjera deklaroi se dëshiron të fitojë dhe nuk po e mednon të ardhmen.

Jam i lumtur këtu te Man City. Dua të fitoj nesër, të jetoj ditë pas dite. Nuk më intereson se çfarë ndodh në muajin shkurt, mars apo prill. Është shumë larg. Dua ta shijoj çdo stërvitje dhe çdo ditë pas ndeshjes së nesërme”.

Përndryshe, Man Cityn sonte e pret një përballje ndaj Sparta Pragës, ku luajnë dy yjet e Kosovës Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi.

Lajme të ngjashme