Guardiola i sigurt se Man City s’i bën gabimet e Unitedit - NACIONALE

Guardiola i sigurt se Man City s’i bën gabimet e Unitedit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola beson se Manchester City nuk do të ulet në nivel kur ai të largohet nga klubi, siç ka bërë Man Unitedi në dekadën e fundit.

Katalunasi do të jetë pa kontratë në verë, kurse pas tetë viteve gjasat më të mëdha janë që të largohet nga “Etihad Stadium”.

Megjithatë, Guardiola është mese i sigurt se ajo që i ka ndodhur Unitedit nuk do t’i përsëritet Cityt, ngase “Qytetarët” do të gjejnë zgjidhje të ndryshme.

“Nuk e di çfarë ndodhi te Unitedi, por jam i sigurt se nuk do të ketë ndikim në suksesin e Cityt. E di si funksionon. Do të jetë shenjë e keqe për klubin nëse dikush largohet dhe gjithçka shkon keq. Suksesi do të vazhdojë, sigurisht”.

“Ndoshta City do të bëjë gabime, por ato t’i zgjidhin. Pastaj gabimet do të rregullohen menjëherë, nuk kam dyshime. Djemtë e dinë se çfarë të bëjnë”.

“Txiki që 12 vite dhe çështja ime, është normale se duket sikur nuk mund të largohemi, por sigurisht mund të lëvizim. Jeta vazhdon. Toka vazhdon të sillet”.

Man City ndërkoëh do të rikthehet në “aksion” të shtunën në mesditë, ku do të përballen me Southamptonin, skuadër kjo e cila ende nuk di për fitore në Premierligë.

Lajme të ngjashme