Guardiola i kërkon Kevin De Bruynes të përmirësohet
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se kërkon më shumë nga mesfushori i tij, Kevin De Bruyne, përpara ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve, që qytetarët e zhvillojnë kundër Leipzig, për një vend në çerekfinale.
De Bruyne kryeson listën e asistimeve në Premierligë me 12 sosh, por nuk ka qenë një startues i rregullt që prej kthimit nga Kupa e Botës.
Reprezentuesi belg ka qenë në stol për tre nga shtatë ndeshjet e fundit të ligës dhe u zëvendësua në fillim të fitores 2:0 ndaj Newcastle United.
Në konferencë për shtyp Guardiola tha që ishte një sezon i vështirë për të gjithë duke përfshirë edhe Botërorin dhe ndeshjet e tjera, që kanë ndikuar jo vetëm tek De Bryune por edhe tek ai vet.

“De Bryune ka aftësi për ta bërë këtë. I fola shumë herë, ajo që do të doja është që të shkojë te gjërat më të thjeshta dhe t’i bëjë më mirë. Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bërë asistime, për të shënuar gola dhe bën driblime si shumë të tjerë”, tha ndër të tjera Guardiola.
Guardiola është ende duke pritur të fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, pasi për herë të fundit e fitoi si trajner i Barcelonës në vitin 2011. Ndërkohë De Bruyne është duke shpresuar ta marr këtë trofe për herë të parë por 31-vjecari tha se nuk pendohet nëse nuk mund ta arrijë këtë deri në përfundim të kohës së tij me Cityn.
“Nuk pendohem për gjërat që bëj” tha ai. “Çdo lloj gare që hy mundohem ta fitojë. Humb më shumë se sa fiton por fatmirësisht kam pasur mundësinë të fitojë shumë kështu që jam shumë me fat”

De Bruyne është shprehur që do mundohet të bëjë më të mirën për klubin dhe të fitojë të gjitha ndeshjet edhe pse njerëzit do të gjykojnë në aftësitë e lojtarëve dhe do të pyesin gjithnjë rreth këtij titulli.
City do të përballet me RB Leipzig në stadiumin Etihad të martën pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Gjermani në të cilën De Bruyne nuk luajti për shkak të një sëmundje por ka shanse që të startojë në ndeshjen e dytë pasi që hyri si zëvendësues në minutat e fundit të fitores 1:0 ndaj Crystal Palace në fundjavë.

