Guardiola: Haaland një futbollist dhe atlet i shkëlqyer
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i kënaqur me paraqitjen e Erling Haaland në ndeshjen kundër Crystal Palace, ku sulmuesi norvegjez u kthye për të shënuar dhe për t’ia siguruar qytetarëve tre pikët e radhës.
City pati pothuajse tentime të kota për 80 minuta lojë në Selhurst Park, përfshirë dhe një goditje të Haaland nga afërsia mbi traversën, por top golashënuesi në 12 minuta të mbetura dhe me presion mbi supe, shënoi qetësisht për fitoren nga pika e penalltisë.
Kjo e çoi numrin e golave të Haaland në 28 në Premierligë këtë sezon dhe e çoi Cityn në dy pikë prapa liderit Arsenal, i cili do të duhet të përgjigjet me fitore në ndeshjen e tyre të së dielës në Fulham.
"Një nga gjërat më të mira për të njohur atë është se ai mund të humbasë një shans dhe nuk do të bjerë në depresion, ose nuk është i trishtuar, por ai është pozitiv dhe shënon në rastin tjetër", tha Guardiola. “Ai e di se do të ketë shansin dhe do të shënojë. Ky është një atribut i jashtëzakonshëm si futbollist dhe si atlet.

"Normalisht, në futboll, basketboll apo tenis, kur mendon se aksioni sapo ka kaluar ose ka përfunduar, nuk mund të jesh një atlet i mirë. Ky djalë ka një tjetër, një tjetër shans."
Haaland e festoi penalltinë e tij në mënyrë të theksuar, duke vrapuar drejt këndit me gëzim përpara se të mbulohej nga të gjithë bashkëlojtarët e tij të Cityt, përfshirë portierin, Ederson.
Nga jashtë, dukej si një moment shpengimi pasi humbi shansin e tij të mëparshëm, por Guardiola insiston se sulmuesi i Cityt është gjithmonë nën këto pritje.
"Sigurisht që ai ndjen presion. Është bukur," shtoi Guardiola. “Duhet ta ndjesh, nëse nuk e ndjen presionin, do të jesh në lokal duke pirë diçka.
"Duhet ta përballoni atë. Është presioni që nëse humbasim, ne humbim Premierligën. Nëse humbim 2:0, humbim Ligën e Kampionëve. Nëse humbim kundër Vinny [Kompany], atëherë humbim FA Kupën. Ky është një mentalitet i mirë, për të, të shtyrë të jesh më i miri.

"Ai e shijon momentin. Mënyra se si i feston golat e tij tregojnë se sa i lumtur është ai këtu dhe sa të lumtur jemi me të. Personaliteti si një djalë i ri, për të marrë topin, për ta vënë atë në mënyrë të qetë dhe për të shënuar ishte i madh."

