Independent: Real Madrid e do Erling Haalandin në verë - NACIONALE

Independent: Real Madrid e do Erling Haalandin në verë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid është duke konsideruar të bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland gjatë verës, si pjesë e planit për të sjellë një gjeneratë me yje të rinj që përfshin edhe Jude Bellingham.

Kampioni në fuqi i Evropës është optimist se do të nënshkruajnë me Bellingham në afatin e ri veror, derisa tani po e konsiderojnë edhe Erling Haalandin si pasuesi adekuat i 35-vjeçarit Karim Benzema.

Kylian Mbappe deri vonë ishte në krye të listës së dëshirave të madrilenëve, por vendimi për të qëndruar te PSG verën e kaluar hapi tension mes tij dhe presidenti të klubit spanjoll Florentino Perez, i cili tani po dëshiron dikë tjetër.

Perez ëndërronte të nënshkruante Mbappen dhe Haalandin në Madrid, sidoqoftë tani është duke vlerësuar idenë e nënshkrimit vetëm me norvegjezin.

Manchester City nuk planifikon shitjen e Haalandit, mirëpo në rast që konfirmohet se kanë thyer rregullat financiare atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Haaland është i lumtur në "Etihad Stadium", por nuk është prej atyre lojtarëve që do të qëndrojë për një kohë të gjatë, pasi dëshiron të luajë edhe në fanellën e bardhë.

Deri më tani, Haaland ka shënuar 27 gola në 25 ndeshje në ligë duke qenë sulmuesi më në formë në tërë Evropën.

Real Madridi planifikonte të bënte ofertë në verën e vitit 2024, kur klauzola e Haaland të hynte në fuqi, mirëpo Perez tani mund ta ndryshojë tërë situatën.

Lajme të ngjashme