Guardiola: Fitorja ndaj Bayernit më shkatërroi, më plaku për 10 vite - NACIONALE

Guardiola: Fitorja ndaj Bayernit më shkatërroi, më plaku për 10 vite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ndihet i shkatërruar emocionalisht nga fitorja bindëse e skuadrës së tij kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë të tyre çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

City është buzë kalimit në gjysmëfinale të garën më të madhe evropiane për klube për herë të tretë radhazi, falë golave nga Rodri, Bernardo Silva dhe Erling Haaland ndaj kampionit të Bundesligës në Etihad.

Disfata 3:0 në duart e kampionit të Premierligës ishte më e thella që Bayerni e ka pësuar në gjashtë vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Guardiola tha se ndeshja e mahnitshme mbrëmë e bëri të plakët për një dekadë, por e cilësoi rezultatin si të jashtëzakonshëm.

“Emocionalisht jam i shkatërruar”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Jam plakur për 10 vite sot. Ishte ndeshje tepër kërkuese. Tani më duhet të çlodhem, djemtë e kanë një ditë pushim, pastaj përgatitemi për Leicesterin (të shtunën në Premierligë)”, shtoi ai.

Spanjolli nuk beson se gjithçka ka mbaruar, pavarësisht rezultat të thellë, para ndeshjes së kthimit në Munih.

“E di saktësisht se çfarë duhet të bëjmë atje (në Munih). Nëse nuk luan shumë mirë, ata janë në gjendje t’i shënojnë një, dy, tri gola. E di këtë. Lojtarët e dinë këtë. Është rezultat i jashtëzakonshëm, por duhet ta luajmë lojën me personalitet të madh”.

Lajme të ngjashme