Manchester City me një këmbë në gjysmëfinale, e ‘shkatërron’ Bayernin
Manchester City ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, rezultat ky që i jep qetësinë sadopak skuadrës së Pep Guardiolës për ndeshjen e kthimit.
Qytetarët ishin skuadra më kërkuese gjatë tërë takimit, duke krijuar shumë raste shënimi, ndërsa edhe bavarezët u treguan disa herë të rrezikshëm, por Ederson në formë të mirë ia mohoi çdo mundësi.
Manchester City e hapi serinë e golave në minutën e 27-të kur Rodri shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca. Ky gol ishte i vetmi i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë kampioni anglez shënoi edhe dy herë të tjera.
Ishte fillimisht Bernardo Silva që shënoi për 2:0 pas asistimit të Erling Haaland në minutën e 70-të.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Haaland, që shënoi për 3:0 në të 77-tën, pas një topi të kthyer nga mbrojtësi John Stones.
City tani është me një këmbë në gjysmëfinale, duke parë rezultatin bindës, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Gjermani pas një jave, saktësisht më 19 prill.
Përmbledhje nga takimi Manchester City - Bayern Munich:


