Guardiola e sfidon Arsenalin: “E doni titullin? OK, luftoni” - NACIONALE

Guardiola e sfidon Arsenalin: “E doni titullin? OK, luftoni”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola i ka bërë me dije Arsenalit se i duhet të luftojë fort për t’ia marrë titullin e Premierligës Manchester Cityt këtë sezon,

Arsenali e pret skuadrën e Guardiolës sonte në Emirates, në një ndeshje që pritet të jetë shumë më shumë se thjesht një derbi i futbollit anglez, pasi City mund t’i kalojë topçinjtë në krye të tabelës në bazë të goldallimit më të mirë, nëse i fiton pikët e plota.

City është në kërkim të titullit të tretë radhazi në Premierligë, ndërsa Arsenali të parin që prej vitit 2004.

Guardiola u pyet në prag të kësaj përballjeje se cila skuadër është më e motivuar.

Motivimi më i madh është se unë nuk dua ta humb Premierligën vetëm për shkak se ne nuk jemi kush jemi. Nëse ata na mposhtin sepse janë më të mirë, atëherë kështu e ka sporti”, tha Guardiola të martën.

“Unë do të jem i pari që i uroj ata, siç kam bërë gjithmonë.”

Ai shtoi: “Ju e doni titullin? Në rregull, luftoni. Merreni. Është në duart tona. Ne do ta mbrojmë këtë titull deri në ditën e fundit. Këto do ta doja unë. Të luftojmë në pambarim në përpjekje për ta mbrojtur titullin. Nëse nuk ia dalim, e pranoj. Por ne duhet ta japim më të mirën nga vetja.”

Guardiola u pyet nëse mesazhi i tij për lojtarët e Cityt do të jetë ta shijojnë këtë çast të rëndësishëm në Stadiumin Emirates.

Nuk e di nëse shijim është fjala e duhur. Ne duhet të jemi agresivë, ta kontrollojmë ritmin dhe presionin. Ata do të bëjnë presion ndaj nesh përmes tifozëve, gjyqtarit dhe lojtarëve. Ne duhet të jemi shumë aktivë në shumë gjëra”, nënvizoi ai.

Megjithëse ka fituar shumë trofe si trajner, Guardiola mezi e pret përballjen e sotme.

Lajme të ngjashme