Granit Xhaka e injoron Manchester Cityn: S’flasim për ta ne - NACIONALE

Granit Xhaka e injoron Manchester Cityn: S’flasim për ta ne

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka ka këmbëngulur se Arsenali nuk është duke i kushtuar aspak vëmendje rivalit Manchester City, duke thënë se nuk flasin për ta në garën për titull në Premierligë.

Arsenali është duke i prirë Premierligës tash e shumë javë këtë sezon, por tani kampioni në fuqi i është aftër shumë pas lëshimeve që i bëri në dy javët e fundit.

City do të përballet me Arsenalin të mërkurën në Emirates dhe do ta kalojë atë në krye të tabelës nëse i fiton pikët e plota në Londrën veriore.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës Xhaka këmbëngul se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do ta mungojnë mendjen shumë për atë se çfarë bën City këtë sezon, duke u përqendruar vetëm në përpjekjet e topçinjve për ta fituar titullin e parë që prej vitit 2004.

“Nëse jemi të sinqertë, ne nuk flasim për ta (City). Ne e shikojmë vetëm veten tonë, ndeshje pas ndeshjes. Ne nuk fituam (kundër Brentfordit), e morëm një pikë. Dhe e mërkura është ditë e madhe për ata, për ne. Prandaj, ta shohim”, tha Xhaka pas disfatës kundër Brentfordit.

Arsenali shkon në takim me kampionin në fuqi me ndjesinë se i është bërë një padrejtësi, pasi VAR-i kishte bërë një gabim duke ia pranuar golin Ivan Toneyt, me të cilin Brentfordi e fitoi një pikë të shtunën. Gjatë aksionit të golit, Ethan Pinnock kishte qenë në pozitë jashtë lojës, VAR-i nuk e kishte vërejtur atë.

Shefi i gjyqtarëve të Premierligës, Howard Webb ka kërkuar falje për këtë lëshim.

Ne jemi të zhgënjyer sepse ajo çka dëgjuam ne është se ai ishte në pozitë jashtë loje. Nuk e di pse ata i ndryshojnë rregullat javë pas jave. Është vendmi i gjyqtarit për të mos dhënë pozitë jashtë loje, neve na takon t’i markojmë kundërshtarët në ato raste. Ne nuk e bëmë këtë dhe kjo na kushtoi me një gol të tillë”, shtoi Xhaka.

Lajme të ngjashme