Guardiola e mbështet Xavin: Presioni te Barcelona është i pakrahasueshëm
Trajneri Pep Guardiola thotë se e kupton Xavi Hernandezin që vendosi të largohet nga Barcelona, pasi sipas tij presioni është i pakrahasueshëm.
Xavi befasoi të gjithë duke njoftuar largimin nga Barcelona pas humbjes 3:5 nga Villarreal, duke treguar se puna e tij nuk është vlerësuar sa duhet andaj do të largohet ën fundin e sezonit
I pyetur për këtë situatë, Guardiola tha se e kupto Xavin pasi presioni në Spanjë është më mijëra herë më i lartë se në Angli.
“Nuk mund ta krahasojmë presionin që kemi në Angli dhe në Spanjë në eksperiencën time. Është mijëra herë më shumë në Spanjë se këtu”.
“Këtu është vendi i duhur për të qenë. Sigurisht, ka shumë ndeshje dhe gjashtë konferenca për shtyp në javë dhe një lojë në tre ditë, por presioni që ke te Barcelona është i pakrahasueshëm me ndonjë klub tjetër. E kuptoj plotësisht”.
44-vjeçari kishte deklaruar se puna e tij te Barcelona s’është vlerësuar mjaftueshëm dhe që ka vendosur të largohet që nga fillimi i sezonit.
“Mendoj se puna nuk është vlerësuar sa duhet dhe kjo më shkakton konsumim. Kjo është ndjenja ime. Nuk është se nuk e duroj dot presionin. Arritëm në një nga momentet më të vështira në historinë e klubin”.
"Ato të bëjnë të ndihesh i pavlerë çdo ditë. Duke folur me Pep, ai më tha tashmë këtë. Ka ndodhur edhe me [Ernesto] Valverde. Pashë Luis Enrique të vuante. Ne duhet të reflektojmë. Ne kemi një problem me kërkesat e kësaj akuze. Duket sikur po rrezikoni jetën tuaj çdo moment.
“Kjo është arsyeja pse them se është mizore, nuk është e këndshme”.