'Grupi i Vdekjes' në Ligë të Kampionëve: Tri skuadra në garë për një vend në fazën e eliminimit direkt, vetëm Dortmund e ka siguruar
Një nga grupet më interesante në Ligë të Kampionëve ishte ai F, që nga fillimi i kësaj gare dhe jo më kot u quajt 'Grupi i Vdekjes'. Tani kur ka mbetur vetëm xhiroja e fundit për t'u luajtur, të gjitha skuadrat janë në garë për një vend në fazën e eliminimit direkt, me Dortmund që ka siguruar tashmë kalimin tutje, por luan për vendin e parë.
Befasisht Borussia Dortmund kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Paris Saint-Germain me shtatë pikë dhe këto dy skuadra sot përballen mes vete. Në anën tjetër Newcastle e Milan në përballjen tjetër, kanë nga pesë pikë, duke mbajtur vendin e tretë dhe të katërt, respektivisht.
Matematikisht, përveç Dortmund që është kualifikuar, të gjitha skuadrat tjera janë në garë për një vend në fazën tjetër.
Rezultatet që dërgojnë PSG-në tutje
Skuadra e udhëhequr nga Luis Enrique, ka nevojë për një fitore sado minimale për të marrë vendin e parë në grup, por edhe barazimi e humbja për ta mund të kryejnë punë në disa situata specifike, në disa situata specifike. Në rast se Milani fiton ndaj Newcastles, PSG ka nevojë vetëm për një barazim, por nëse skuadra angleze fiton, atëherë kampioni francez duhet të fitojë medoemos. Barazimi mes Milanit e Newcastles i jep përparësi sërish francezëve.

Matematika që dërgon Newcastle Unitedin në 1/16 e finales
Newcastle United që të kaloj tutje nga vendi i dytë në grupin F, duhet të fitojë patjetër dhe të shpresojë që PSG të humbasë ndaj Dortmund, apo edhe të barazojë.
Barazimi kryen punë, pasi që në atë moment Newcastle e PSG do të kishin pikë të barabarta dhe rregulli thotë se ndeshjet e ndërsjella përcaktojnë pozitën kur skuadrat kanë pikë të barabarta. Në këtë rast, skuadra angleze ka fituar një herë bindshëm dhe ka barazuar në ndeshjen tjetër me kampionin e Francës. Pra në rast të fitores së Newcastles, çdo barazim apo humbje e PSG-së, do ta çonte përpara skuadrën angleze.

Milani me pak shpresë, por ende në garë
Skuadra më me pak shpresë në këtë grup është Milani. Atyre ju duhet një mrekulli që të përfundojnë në vendin e dytë në grupin F.
Fitorja ndaj Newcastles është kusht, por edhe në rast të fitores, ata duhet të shpresojnë që Dortmund do ta mposhtë PSG-në në anën tjetër, pasi që në të kundërt tre pikët nuk do të kishin fare rëndësi.

Të gjitha përballjet e këtij grupi zhvillohen sot me fillim nga ora 21:00.
Ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme:
Atletico Madrid - Lazio (21:00);
Celtic - Feyenoord (21:00);
red star belgrade - Manchester City (18:45);
Leipzig - Young Boys (18:45);
Porto - Shakhtar Donetsk (21:00);
Royal Antwerp - Barcelona (21:00).