Gresa Bakraçi me paraqitje të dobët e përfundon garimin në Lojërat Olimpike - NACIONALE

Gresa Bakraçi me paraqitje të dobët e përfundon garimin në Lojërat Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletja, Gresa Bakraçi, e ka përfunduar garimin në Lojërat Olimpike, ku ishte në baterinë e pestë në 800 metra vrapim.

28-vjeçarja është eliminuar nga Lojërat Olimpike, duke arritur një rezultat tejet të dobët, madje as afër rekordit të saj personal.

Në 800 metra vaprim ajo hyri për 2:13.29, 15 sekonda prapa vendit të fundit që që u kualifikua në gjysmëfinale nga kjo bateri.

Rekordi i saj personal më i mirë është 2:07.67, i cili është edhe rekord shtetëror.

Synimi ishte që ky rekord të përmirsohej, në mënyrë që Gresa Bakraçi të fitonte pikë sa më shumë, pasi që dihet që pjesëmarrja e saj në Lojërat Olimpike nuk erdhi nga norma por me ftesë.

Kjo garë e dobët e saj, larg rekordit të saj, e çoi në vendin e 49-të nga 50 garuese, kjo pasi një atlete u diskualifikua nga gara, ndërsa kishte kohën më të keqe nga të gjitha që e përfunduan garën deri në fund.

Kosova deri më tani ka fituar dy medalje në Lojërat Olimpike, teksa vetëm edhe një garuese është në linjë.

Hana Beiqi garon nesër me fillim nga ora 11:00 në 50 metra stil të lirë, ku edhe përfundon prezantimi i Kosovës në këtë Olimpiadë.

Lajme të ngjashme