Greqia e befason Anglinë, e mposht midis "Wembley"
Greqia ka bërë befasinë e mbrëmjes, duke mposhtur në udhëtim Anglinë.
“Tre Luanët” edhe pse dominuan në posedim, pësuan humbje ndaj grekëve me rezultat të ngushtë 1:2.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me të dy skuadrat që kishin raste shënimi por që iu mungoi finalizimi.
Greqia ia doli ta befasojë Anglinë përmes Vangelis Pavlidis, i cili realizoi një solo gol. Me disa driblime fantastike mes katër lojtarëve dhe me një goditje të saktë, sulmuesi e la pa gjasa Pickfordin (49’).
Pavlidis në fakt shënoi sërish me një tjetër goditje precize, mirëpo që fatmirësisht për Anglinë – ndërhyri VAR-i për ta anuluar për pozitë jashtë loje (83’).
Anglia ia doli të këndellet falë Jude Bellingham i cili realizoi supergol nga distanca (87’).
🚨🚨| GOAL: JUDE BELLINGHAM EQUALISES FOR ENGLAND!!!
— CentreGoals. (@centregoals) October 10, 2024
England 1-1 Greece
pic.twitter.com/GqPNpC0YH8
Megjithatë, Pavlidis krejt në fund doli sërish në skenë për ta mposhtur Anglinë duke realizuar në minutën e fundit (90+4').
Anglia mbetet në pozitën e dytë pas tre xhirove me gjashtë pikë, kurse Greqi qëndron si lider me nëntë pikë në grupin 2 të ligës B së Ligës të Kombeve.