Greenwood stërvit me bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, në pritje të vendimit final
Mason Greenwood, është fotografuar duke stërvitur me bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi, Anthony Elanga, derisa është në pritje të një vendimi final për të ardhmen e tij.
Greenwood po përpiqet të mbajë veten në formë ndërsa pret verdiktin përfundimtar të një hetimi të brendshëm nga Unitedi.
Sulmuesi nuk ka luajtur për klubin që nga janari i vitit 2022, kur ai u pezullua pasi u akuzua për tentativë përdhunimi, sjellje shtrënguese dhe sulm, por akuzat kundër tij janë hequr që atëherë.
Greenwood mbetet i pezulluar nga Unitedi ndërsa ata vazhdojnë hetimin e tyre të brendshëm.
Megjithatë, ai është fotografuar duke stërvitur i vetëm, mes bisedave se ai mund të lejohet të kalojë në Serie A në formë huazimi, me interesimin që po flitet se po vjen nga Roma.
Një foto e re e publikuar nga The Sun tregon Greenwoodin duke buzëqeshur së bashku me shokun e skuadrës te Unitedi, Elanga dhe lojtarin e Udineses, James Abankwah.
Mason Greenwood trains alongside Man Utd teammate as he looks to get career back on trackhttps://t.co/sP2ipzk5wk pic.twitter.com/jcsyXPdxp4
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 11, 2023
Elanga dhe Greenwood kaluan së bashku në akademinë e Unitedit. Greenwood erdhi në skuadrën e parë në vitin 2018, me Elangan që ndoqi shembullin tre vite më vonë.
Unitedi në anën tjetër është gati të fillojë turneun e tyre para-sezonal pa Greenwood ndërsa përgatiten për një ndeshje miqësore kundër Leeds të mërkurën.
