Grealish e pranon: Momentalisht ndihemi të pandalshëm
Sulmuesi Jack Grealish e ka pranuar se Manchester City tani ndihet i pandalshëm pasi fitoi titullin e Premierligës.
Pas fitores 1:0 ndaj Chelseas, Man City festoi titullin e tretë radhazi të kampionatit anglez në "Etihad Stadium".
Për "Sky Sports", Grealish deklaroi se Manchester City është thjesht i pandalshëm sidomos pas 12 fitoreve radhazi.
"Këtë vit kam luajtur më shumë, ndihem mirë, kam besim, jam kthyer te vetja. Kam biseduar me disa nga djemtë dhe ata thanë për ta fituar ligën të duhen 12 fitore radhazi, kemi kaq shumë talent në skuadër".
"Ndihemi të pandalshëm. Kam shumë besim, dukem në formë për këtë arsye Man City me bleu dhe ndjej se mund të ofroj edhe shumë. Nuk ndalemi më kaq. Kemi disa ndeshje masive që po vijnë".
"Që nga pushimi ndërkombëtar ndihemi të pandalshëm, kemi qenë të pabesueshëm. Muaji prill ka qenë ndër më të mirët që kemi pasur", deklaroi ai.
🗣️ “I ******* love you, you know that.”
— Football Daily (@footballdaily) May 21, 2023
Erling Haaland LOVES Jack Grealish. ❤️ pic.twitter.com/260DltYIAe
Para kësaj ai për Haalandin deklaroi: "Kemi një lidhje të shkëlqyer, vijmë në stërvitje shumë bashkë, jetojmë në të njëjtën ndërtesë. E kam asistuar disa herë".
Haaland pastaj ia ndërpreu intervistën duke e përqafuar dhe i thënë: "Të dua shumë".
Man City tani synon tripletën pasi do të përballet me Manchester Unitedin në FA Cup derisa në Ligën e Kampionëve takohet me Interin.