“Graniti drejtoi ndeshjen”, Yakin analizon humbjen ndaj Serbisë - NACIONALE

“Graniti drejtoi ndeshjen”, Yakin analizon humbjen ndaj Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin tha se mesfushori Granit Xhaka e ka drejtuar ndeshjen, por jo gjithçka varet prej tij.

Zvicra pësoi humbje në udhëtim te Serbia, ku fatkeqësisht vendasit ishin shumë herë më të mirë.

Pas ndeshjes për faqen zyrtare të Zvicrës, Yakin tha se i pranuan golat pavarësisht që dominuan, siç po iu ndodh herëve të fundit.

“Shumë gjëra po shkojnë kundër nesh për momentin. Po luajmë mirë dhe po dominojmë. Por më pas humbim durimin. Nuk ishim të saktë dhe të përkushtuar sa kemi shpresuar. Plani ynë ishte të dominojmë ndeshjen. Të pësojmë gol në minutat shtesë të pjesës së parë është mungesë fati. Ata janë mbrojtur në mënyrë kompakte. Kemi ndryshuar sistemin dhe aktivizuam më shumë sulmues”.

Sa i përket Granit Xhakës, Yakin shtoi se shqiptari e drejtoi ndeshjen, por që serbët i fituan thuajse të gjitha duelet.

“Graniti ishte prezent sonte si gjithnjë dhe ka pasur shumë kontakte me topin. Ai drejtoi ndeshjen. Por jo çdo gjë varet prej tij. Kemi luajtur ndeshjen mirë për 40 minuta. Më pas erdhën dy gabime që sollën ndërprerjet. Vendasit e kanë fituar thuajse secilin duel”.

Lajme të ngjashme