Granit Xhaka: Kurrë në jetë s’kam pasur trajner si Mikel Arteta - NACIONALE

Granit Xhaka: Kurrë në jetë s’kam pasur trajner si Mikel Arteta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka e ka lartësuar trajnerin e vet në Arsenal, Mikel Arteta, duke thënë se spanjolli është trajneri më i mirë që e ka pasur në karrierë.

Mesfushori kosovar, përfaqësuesi i Zvicrës, është i mahnitur nga aftësitë e Artetës për ta udhëhequr Arsenalin drejt titullit në Premierligë këtë sezon.

Topçinjtë janë liderë me 50 pikë, pesë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City, plus një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sezonin e kaluar, ne i humbëm tri ndeshjet e para të sezonit. Disa njerëzve iu patë sosur durimi. Por tani mund ta shihni se çfarë mund të ndodhë kur i jepni kohë një trajneri”, tha Xhaka për 20 min.

Xhaka u soll në Emirates nga trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, nën urdhrat e të cilit stërviti në dy vitet e para të karrierës në Premierligë.

Ai shtoi: “Unë kam pasur shumë trajnerë në karrierën time, por asnjëherë një të tillë si Arteta.”

Duket sikur ai është i përqendruar vetëm në futboll 24 orë në ditë. Ai gjithmonë ka plan A, B – e madje edhe plan Z. Ai nuk është i madh vetëm taktikisht, por edhe si person”.

Arteta e ka vënë Arsenalin binarë për ta fituar titullin e parë në Premierligë që prej vitit 2004 dhe nëse e fiton ndeshjen e mbetur, do ta ketë një epërsi prej tetë pikëve ndaj rivalëve për titull kur ka kaluar gjysma e sezonit.

Arteta ndër arsyet kryesore pse Xhaka s’u largua

Xhaka ishte buzë largimit nga Arsenali verën e kaluar për t’iu bashkuar Romës, pas telasheve që kishte me tifozët, por ardhja e Mikel Artetës në stolin e topçinjve bëri që ai të qëndronte.

Incidenti me tifozët e vet bëri që ai ta humbë shiritin e kapitenit gjatë kohës sa trajner ishte Unai Emery. Megjithatë, 27-vjeçar është rigjallëruar në skuadrën e Arsenalit që nga ardhja e Artetës.

Mesazhi im i parë për të ishte se unë dëshiroja ta kuptoja se si po ndihej ai dhe arsyen se pse ndihej në atë mënyrë”, kishte thënë Arteta kohë më parë kur ishte pyetur se si arriti ta bindë Xhakën të qëndrojë në Arsenal.

Unë dëshiroja që ai ta dëgjojë nga unë mendimin tim për të dhe i thashë se jam i gatshëm ta përkrah dhe se do ta shtyja edhe klubin ta bënte të njëjtën gjë. I thashë se do ta bëj këtë sepse mendoj se ai mund të jetë lojtar më të vërtetë i mirë për ne dhe se do ta shijonte futbollin teksa luan për mua”.

Unë tentova ta bindë atë në këtë mënyrë. Mendova gjatë për këtë, por përgjigja e tij ishte menjëherë shumë pozitive dhe për këtë arsye mendoj se edhe ai e ndryshoi mendimin e tij”, kishte thënë Arteta.

Lajme të ngjashme