Granit Xhaka komenton fitoren e vështirë ndaj Andorrës, flet edhe për të ardhmen - NACIONALE

Granit Xhaka komenton fitoren e vështirë ndaj Andorrës, flet edhe për të ardhmen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Granit Xhaka e ka vlerësuar si të vështirë fitoren e të premtes ndaj Andorrës, derisa tha se pas këtyre ndeshjeve të qershorit do ta zbulojë të ardhmen.

Zvicra mori fitoren e tretë radhazi në kuadër të kualifikuesve duke mposhtur me rezultat 2:1 Andorrën në udhëtim.

Pas ndeshjes, Xhaka tha se ishte sfidë e vështirë ngase kanë pasur shanse ta përfundonin ndeshjen me kohë.

Një pjesë e parë shumë e mirë, me shansin tim ndoshta do ta mbyllnim ndeshjen më herët. Pas asaj ne bëmë shumë gabime dhe nuk ishte paraqitje e mirë në pjesën e dytë. E pëson nga skuadra të tilla”.

Ne pësuam një gol, por kush ishte përgjegjës nuk është e rëndësishme. Është tejet vështirë të luash këtu. Por gjëja më e rëndësishme është trepikëshi dhe të shikojmë përpara. Pas kampanjës askush nuk pyet si shkoi ndeshja, kemi tre ndeshje, nëntë pikë. Nëse fitojmë të hënën do të duket gjithçka mirë”.

“Rumania? Nuk i kam parë në vitet apo muajt e fundit për të qenë i sinqertë. Por rumunët gjithnjë kanë futbollistë të fortë. Do ta analizojmë kundërshtarin dhe të mbajmë tre pikët në shtëpi”.

Pastaj ai komentoi edhe sezonin e shkëlqyer me Arsenalin.

Sigurisht është e bezdisshme kur je në krye për një kohë aq të gjatë pastaj Man City del përpara. Por askush nuk e priste atë dhe ne gjithashtu nuk menduam për pozitën e dytë në Premierligë para sezonit. Qëllimi ishte rikthimi në Ligën e Kampionëve dhe ne e siguruam herët”.

“Sezoni më mirë? Disa e shohin ashtu, të tjerët jo. Është me shumë punë dhe më bën krenar se isha në gjendje t’i fitojë tifozët e Arsenalit para asaj që ndodhi tre vite e gjysmë më përpara”.

E ardhmja? Jam duke e shijuar kohën time te kombëtarja. Pas kësaj do ta dini të ardhmen time”, nënvizoi Xhaka.

Zvicra të hënën mund ta nderojë Kosovën në rast të fitores ndaj Rumanisë, gjithnjë nëse “Dardanët” s’gabojnë kundër Bjellorusisë.

Lajme të ngjashme