Granit Xhaka jep kritika për bashkëlojtarët: S’bën të pranojmë kaq shumë gola
Mesfushori Granit Xhaka ka qenë kritikues për bashkëlojtarët shkaku që po pranojnë shumë gola për Bayer Leverkusenin.
Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka folur për “DAZN”, duke iu thënë lojtarëve se duhet të jenë vetëkritikë dhe që nuk bëjnë assesi të pranojnë tre gola për një pjesë.
“Të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin, të bëhemi vetëkritikë mjaftueshëm. Nuk është e mjaftueshme”.
“Nuk është në rregull t’i pranojmë nga tre gola në secilën ndeshje. Sidomos nuk është në rregull mënyra se si i pranojmë këto gola”.
“E shohim vetën si top-ekip. Një top-skuadër nuk bën assesi t’i pranojë tre gola për 45 minuta”.
Xhaka pastaj iu bëri me dije lojtarëve se të gjithë duhet të kthehen në mbrojtje për të ndihmuar bashkëlojtarët.
“Na mungon dëshira për ta mbrojtur portën. Mbrojtja përbëhet nga 11 lojtarë, jo nga dy”, shtoi Xhaka.
Leverkuseni ndërkohë pas katër xhirove në Bundesliga i ka mbledhur nëntë pikë, por që ka pësuar plot nëntë gola. Përndryshe, e kanë nisur për mrekulli në Ligën e Kampionëve duke fituar ndaj Feyenoordit.
Në anën tjetër, Leverkusenin e pret përballja e vështirë në vikend ndaj liderit aktual, Bayern Munich.