Granit Xhaka: Ëndërr e bërë realitet - NACIONALE

Granit Xhaka: Ëndërr e bërë realitet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Bayer Leverkusenit Granit Xhaka, e ka vlerësuar si ëndërr të bërë realitet fitimin e titullit të kampionit në Gjermani.

Bayer Leverkusen “demoloi” Werder Bremenin me rezultat 5:0 për ta mbyllur çështjen e kampionit të Bundesligas, plot pesë xhiro para se të përfundojë sezoni.

Xhaka shënoi në këtë fitore një supergol nga distanca, ndërsa pas triumfit deklaroi se tani ëndrra e tij është bërë realitet.

Kur e goditni topin për herë të parë, ju ëndërroni për momente si ky. Edhe kur isha adoleshent, njerëzit përcjellnin festën e titullit në Gjermani pasi ishin të veçanta. Është ëndërr e bërë realitet. Kam fituar tituj me Baselin, por të fitoj titull në një vend tjetër është më e veçantë”.

Është edhe më e veçantë që e fitova me një skuadër që nuk ishte asnjëherë kampione. Kemi bërë histori. Secili në këtë klub është legjendë. Nuk ka asgjë më të mirë se të festojmë së bashku”.

Ndër të tjera, Xhaka shtoi se titulli ka qenë synimi i madh shkaku i tifozëve që kanë pritur rreth 70 vjet për ta festuar.

Kemi pritur që tifozët të pushtojnë fushën. Fakti që ishin të durueshëm për kaq kohë të gjatë është e veçantë. Ka tifozë që kanë pritur që pritur 60 apo 70 vjet për këtë. Ishte synimi më i madh të fitojmë titullin. Në stadiumin tonë, thjeshtë duhej të bënim këtë. Është shumë e veçantë, nuk po gjej fjalët e duhura”, deklaroi ai.

Përndryshe, Granit Xhaka me Leverkusenin mund ta fitojë tripletën meqenëse janë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë, si dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme