Granit Xhaka: Arsenali donte të më hiqte qafe - NACIONALE

Granit Xhaka: Arsenali donte të më hiqte qafe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Bayer Leverkusenit thotë se Arsenali donte ta largonte nga skuadra megjithatë trajneri Mikel Arteta arriti ta bindte për qëndrimin në “Emirates”.

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën edicionin e kaluar ishte ndër më të mirët te Arsenali, derisa në verë iu bashkua skuadrës gjermane.

Në një intervistë për “Athletic”, Xhaka ka shpjeguar se si Arsenali donte ta largonte mirëpo Arteta e bindi që të qëndronte.

“Klubi tregoi pak respekt për mua edhe pse isha kapiten. Ishte e qartë se donin të më largonin sa më parë të jetë e mundur, përpos një personi: Mikel Arteta”.

“Kur e takova, valixhet e mia vetëm ishin bërë gati dhe isha duke hipur në aeroplan. Me zemër dhe shpirt, veçse isha larguar nga klubi. I thashë “Zgjedhja ime është që të largohem”. Mikel më tha se donte që unë të qëndroja, por s’isha i sigurt”.

“Më kujtohet që fola më babain atë kohë. Ai më tha “Hajde shkojmë”. Për herë të parë më tha të ikja. Më tha se nuk kisha të ardhme te Arsenali. Nuk mund ta imagjinoja veten duke luajtur për Arsenalin prapë. I thashë: “Thjesht dua të jem diku ku tifozët nuk më fishkëllejnë”.

“Por ai (Arteta) ishte shumë bindës. Për herë të parë në jetën time, e mora një vendim pa folur me familjen. U ngrita dhe i thashë “Okej do të qëndrojë”. Pas asaj dite u ktheva në stërvitje dhe ishte diçka sikur s’kishte ndodhur më parë”.

Lajme të ngjashme