Graham Potter merr drejtimin e West Hamit - NACIONALE

Graham Potter merr drejtimin e West Hamit

1 vit më parë

nga NACIONALE

West Ham e ka finalizuar afrimin e trajnerit Graham Potter pasi shkarkuan Julen Lopeteguin të mërkurën.

Lopetegui u lirua nga detyra pas vetëm gjashtë muajve në krye, shkaku që morën vetëm 23 pikë nga 20 ndeshje.

West Ham me anë të një komunikate zyrtare njoftoi afrimin e Potter, i cili ka nënshkruar kntratë për dy vite e gjysmë.

“Jam i lumtur që jam këtu. Ishte e rëndësishme që të prisja derisa puna erdhi sepse u ndjeva që ishte e drejta për mua dhe isha përshtatur për klubin që t’i përshtatem. Këtë ndjenjë kisha me West Ham Unitedin”.

“Ne ndajmë të njëjtat vlera të punës së palodhur dhe të energjisë së lartë për të krijuar baza të forta që mund të prodhojnë sukses dhe jemi në të njëjtën gjatësi vale për sa i përket asaj që nevojitet në afat të shkurtër dhe më pas se si duam ta çojmë klubin përpara në afatmesme deri te gjate”.

"West Ham United është një klub i madh, në zemër të Londrës, me një bazë të jashtëzakonshme tifozësh dhe mbështetje të madhe në të gjithë botën. Pashë skenat që pasuan fitoren e tyre në Ligën e Konferencës në 2023 dhe ishte e qartë se ky është një klub me gjithçka në vend për t'u bërë vazhdimisht i suksesshëm, si brenda dhe jashtë fushës”.

Lajme të ngjashme