Graham Potter gati të rikthehet në stol, opsion Man Utd - NACIONALE

Graham Potter gati të rikthehet në stol, opsion Man Utd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Graham Potter është gati të rikthehet në stol tetë muaj pasi u shkarkua nga pozita e të parit të Chelseas, me raportimet që e lidhin me Manchester Unitedin.

48-vjeçari kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare si zëvendësues i Thomas Tuchel, por e humbi punën në prill pasi fitoi vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat nga 31 ë mundshme.

“90min” raporton se Potter kishte shansin për t’u kthyer më parë me Lyon e Leicester City të interesuar, por i refuzoi të dy ofertat. Megjithatë, është i hapur ta nis punën qysh nga viti 2024.

Raporti shton se Potter shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Erik ten Hag që është pranë shkarkimit nga klubi anglez.

United dështoi keq këtë sezon nën urdhrat e holandezit, ku u eliminua nga garat evropiane duke dështuar ta zërë një vend qoftë në Ligën e Evropës, që ndodhi për herë të parë që nga viti 1992.

Në rast të shkarkimit të Ten Hag, atëherë Potter do të ishte zgjedhja e parë shkaku i lidhjeve të ngushta me investitorin e ri Sir Jam Ratcliffe, që bleu 25 për qind të klubit.

Në fakt, Potter ishte favorit edhe për të drejtuar Nice, që është nën pronësinë e Ratcliffe.

Lajme të ngjashme