GOOOOOOOOOOOOOOL, Ballkani në epërsi ndaj Ludogorets me golin e jashtëzakonshëm të Korenicës
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka arritur të dalë në epërsi në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligë të Kampionëve ndaj Ludogorets.
Po zhvilloheshin minutat shtesë të pjesës së parë, ku pas një tollovie në zonë, Meriton Korenica përfitoi nga rasti dhe me një goditje të bukur shënoi gol të mrekullueshëm për 1:0.
Suharekasit kanë zhvilluar 45 minuta me futboll të bukur dhe aspak inferior, përkundër që kundërshtarët u cilësuan favoritë kryesor të ndeshjes.