Gomez vazhdon me Liverpoolin edhe për pesë vite - NACIONALE

Gomez vazhdon me Liverpoolin edhe për pesë vite

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Joe Gomez ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Liverpoolin, që do ta mbajë atë me të kuqtë deri në vitin 2027.

25-vjeçari ndoqi hapat e Mohamed Salah, i cili ditë më parë vazhdoi nënshkroi kontratën e re. E ardhmja e anglezit është në Liverpool dhe do të vazhdojë të jetë një siguri për skuadrën e Jurgen Klopp në vijën e mbrojtjes.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Anglisë sezonin e kaluar startoi në vetëm 21 ndeshje në të gjitha garat, por që mbetet një nga lojtarët kyç të planit të Jurgen Klopp.

Gomez kishte edhe dy vite të mbetura në kontratën momentale, por rreziku se mund të joshej nga një skuadër larg Anfield bëri që Liverpool t’i ofronte kontratë më afatgjate.

Aston Villa dhe Newcastle United ishin të lidhura me një transferim të mundshëm, por anglezi ishte gjithmonë i vendosur për qëndrimin e tij në Liverpool dhe për të luftuar për një vend në formacionin bazë.

Joe Gomez me nënshkrimin e sotshëm, ndali të gjitha spekulimet mbi emrin e tij. Ai do të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2027.

Gomez për qëndrimin e tij në Liverpool, tha: “Normalisht është një moment special për mua dhe familjen time. Kjo është diçka që ëndërron çdo fëmijë. Liverpooli për mua është një nga skuadrat më të mira në botë nëse nuk është më e mira. Kam disa vite që jam këtu, por unë ende jam i ri dhe kam shumë për të mësuar. Me trajnerin dhe stafin rreth meje e bashkëlojtarëve të mi e kemi të sigurt suksesin për vitet e ardhshme.”

Joe Gomez do t’i duhet të luftojë për një vend titullari me Virgil van Dijk, Ibrahima Konate dhe Joel Matip, konkurrencë kjo që në shumë raste të bënë mirë.

Anglezi ishte një nga lojtarët kyç në sezonin 2019-20, kur Liverpool fitoi titullin e Premierligës dhe pati lëvdata të mëdha edhe nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.

Gomez është një nga lojtarët e grupit që u kthyen të parët për përgatitjet e sezonit të ri dhe anglezi do të jetë pjesë udhëtimit në Tajlandë për vazhdimin e ushtrimeve.

Lajme të ngjashme