Gol si në FIFA, Qëndrim Zyba realizon eurogol në fitoren e ekipit të dytë të Legia Varshavës
Mesfushori kosovar Qëndrim Zyba ka shënuar një gol fantastik në fitoren e ekipit të dytë të Legia Varshavës.
Rezervistët e Legia Varshavës ‘huazuan’ shtatë lojtarë nga ekipi i parë, për të shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Lechia Tomaszow Mazowiecki.
Një ndër lojtarët ishte edhe ish ylli i Ballkanit, që në fakt realizoi një eurogol të bukur.
Pasi pranoi një pasim të shkëlqyer, Zyba me një goditje të saktë e la të shtangur portierin mysafir.
Për më shumë shikoni golin (minuta 57:00):