Gol i shkëlqyer nga Coman, Bayern Munich në epërsi ndaj PSG-së
Bayern Munich më në fund ka arritur ta thyejë "akullin", duke kaluar në epërsi ndaj PSG-së.
Pas një dominimi të thellë, ishte sulmuesi Kingslay Coman që arriti ta dërgojë topin brenda rrjetës së Gianlugi Donnarummas.
Mbrojtësi Alphonso Davies harkoi për mrekulli te francezi, i cili me një goditje vollej i dha epërsinë Bayernit.
Ndërkohë, ai nuk festoi si shenjë respekti për ish klubin.