Gol i bukur nga Sabitzer, Man United në epërsi ndaj Sevillas
Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas pas vetëm 15 minutave lojë.
Mesfushori Marcel Sabitzer shënoi një gol të bukur për të kaluar "Djajtë e Kuq" në avantazh.
Punën më të madhe ndoshta e bëri Bruno Fernandes me një pasim të mrekullueshëm te austriaku, i cili e dërgoi brenda rrjetës (15').