Gol i bukur nga Martinelli, Arsenal në epërsi ndaj Sevillas
Arsenal ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas me një gol të vonshëm në minutat shtesë.
Sulmuesi Gabriel Martinelli realizoi në minutën e fundit të kohës shtesë pas një kundërzbritje të shpejtë.
Gabriel Jesus kreu shumicën e punës duke bërë një driblim të mrekullueshëm në mesfushë dhe pastaj asistoi për Martinellin që e dribloi edhe portierin dhe e dërgoi topin në portën e zbrazur.