Gol dhe asist, Vedat Muriqi dhuron spektakël në fitoren e Mallorcas ndaj Villarrealit - NACIONALE

Gol dhe asist, Vedat Muriqi dhuron spektakël në fitoren e Mallorcas ndaj Villarrealit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mallorca ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Villarrealit, sfidë ku shkëlqeu ylli i Kosovës, Vedat Muriqi me gol dhe asistim.

Mallorca arriti ta mposht lehtësisht Villarrealin me rezultat 4:2, me mysafirët që ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 21-të.

Pas vetëm 20 minutave lojë, Vedat Muriqi përfitoi nga një gabim i portierit Pepe Reina duke rrëmbyer një top në mbrojtje dhe asistoi për Kadewere, që e kishte të lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Villarreal arriti të këndellet dhe ta barazojë rezultatin përmes Morales (43'), mirëpo vetëm dy minuta më vonë Rodriguez shënoi me kokë për t'i kthyer avantazhin e Mallorcas (45').

Villareal e nisi më mirë pjesën e dytë duke shënuar përmes Samuel Chukëueze që u asistua nga spanjolli Yeremi Pino (52').

Mirëpo, vetëm dy minuta më vonë sulmuesi Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, Mallorca nuk u doërzua me Rodriguez që shënoi golin e dytë personal (56').

Fitoren e vulosi vetë Muriqi, ku pas një aksioni fantastik Antonio Raiollo asistoi për mrekulli te kosovari, i cili e dërgoi topin në korner duke mos i dhënë asnjë shans Reinas - VIDEO.

Muriqi kishte edhe një tjetër rast të artë ta thellonte këtë avantazh, por dështoi në përballjen një kundër një me portierin.

Kjo fitore, Mallorcan e ngrit në pozitën e tetë me 31 pikë, aq sa ka edhe Villarreal që bie në pozitën e nëntë.

Në xhiron e radhës, Mallorca e Muriqit do të jetë mysafir i Espanyol derisa Villarreal do të përballet me Getafen.

Lajme të ngjashme