Goditje për PSG-në: Lionel Messi pëson lëndim dhe mungon në ndeshjen e radhës në ligë - NACIONALE

Goditje për PSG-në: Lionel Messi pëson lëndim dhe mungon në ndeshjen e radhës në ligë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi do të mungojë në përballjen e Paris Saint-Germainit kundër Stade de Reims të shtunën në Ligue 1 për shkak të një lëndimi të vogël, ka konfirmuar kampioni francez.

Messi u detyrua ta lërë pak para kohe përballjen e PSG-së me Benfican në Ligën e Kampionëve të mërkurën, për shkak të një goditjeje që kishte marrë në pulpën e këmbës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e kishte shënuar golin e vetëm për francezët në barazimin 1:1 me skuadrën portugeze me një goditje të mrekullueshme nga distanca dhe PSG-ja nuk do të mundë të llogaritë në aftësitë e tij këtë të shtune në ligë.

Messi u zëvendësua rreth 10 minuta para fundit të ndeshjes në Portugali, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte të luante.

PSG-ja njoftoi se superylli argjentinas nuk ka udhëtuar me skuadër për takimin me Reims.

Duke folur të premten në një konferencë për media, trajneri i PSG-së Christophe Galtier konfirmoi se Messi do të pushojë deri të dielën, kur do të rikthehet në stërvitje.

“Ai më kërkoi ta zëvendësoja në ndeshjen e Ligës së Kampionëve (kundër Benficas të mërkurën). Ai e ka një telash të vogël me pulpën e këmbës, por do të kthehet në stërvitje të dielën”, tha Galtier.

PSG-ja njoftoi në uebsajtin e vet se Messi do t’iu nënshtrohet testeve shtesë mjekësore të dielën.

“I liruar të mekurën mbrëma shkaku i shqetësimeve në pulpë, Leo Messi do të vijojë të marrë tretman mjekësor, pas testeve mjekësore. Testet të reja do t’iu bëhen të dielën”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

Pra Messi do t’i mungojë PSG-së kundër Reims të shtunën, por gjiganti francez do të shpresojë se ai do të riaftësohet tamam në kohë për ndeshjen e kthimit kundër Benficas në Ligën e Kampionëve të martën dhe për derbin me rivalët e përbetuar Marsielle më 16 tetor.

Lajme të ngjashme