‘Goditje e madhe për Real Madridin’ - Vinicius Junior do të mungojë 10 javë për shkak të lëndimit
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, pësoi një lëndim gjatë detyrës me Kombëtaren e tij, Brazilin. Tani ylli brazilian do të mungojë 10 javë për ‘Mbretërit’, pasi është mësuar shkalla e dëmtimit të tij, dhe kjo gjendje shkakton më shumë kokëdhimbje për trajnerin Carlo Ancelotti.
Anësori i Real Madridit u largua brenda gjysmë orës së parë në humbjen 2:?1 ndaj Kolumbisë të enjten mbrëma me një ankesë në kofshë, edhe pse ai tashmë kishte kontribuar me asistim të hershëm për Gabriel Martinelli të Arsenalit. Me një lojë vendimtare kundër Argjentinës së Lionel Messit të martën, Vinicius është tërhequr nga skuadra dhe klubi i tij ka konfirmuar se ai ka pësuar një këputje.
Sipas The Athletic, 23-vjeçari përballet me lëndim që e mbanë atë 10 javë jashtë fushës, pasi Real Madridi konfirmoi shkallën e dëmtimit, që do të thotë se ai nuk do të luajë më në vitin 2023. Kjo mungesë përfshin përplasjen me rivalët kryesorë Argjentinën, me Brazilin që ka nevojë të madhe për një fitore kundër mbajtësve të Kupës së Botës. Lionel Messi dhe shokët e tij kryesojnë grupin kualifikues të Amerikës së Jugut me 12 pikë, ndërsa Selecao janë prapa në vendin e pestë me vetëm shtatë pikë. Sa i përket implikimeve në Madrid, Vinicius mund të humbasë deri në 12 ndeshje, duke përfshirë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve dhe gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid më 10 janar.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Pasi u konfirmuar lëndimi i tij, Vini Jr shkroi në rrjetet sociale: “Do të kthehemi më të fortë”.
Volveremos más fuerte!! 🙏🏾 pic.twitter.com/tSbhv1Pagl
— Vini Jr. (@vinijr) November 17, 2023
Në një deklaratë nga Real Madrid thuhej: "Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Vinicius Jr. nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai u diagnostikua me një çarje në bicepsin e tij të majtë të femurit, i cili po prek tendinin në kërmillin e tij. Rimëkëmbja e tij do të të monitorohet”.
Parte médico de Vini Jr.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 18, 2023
Vini Jr ka luajtur ndeshjen e tij të fundit të vitit 2023 dhe do të synojë një rikthim sa më shpejt të jetë e mundur në vitin e ri.
