Goditje brutale: Momenti kur Dubois ia ‘terron’ Joshuas
Daniel Dubois mori fitoren më të madhe të karrierës duke e nokautuar brutalisht Anthony Joshuan për ta mbrojtur titullin IBF.
Britaniku ishte shumë herë më i mirë se Joshua nga fillimi, duke e rrëzuar dy herë brenda tre raundeve, kurse në raundin e pestë ia “terroi” me një goditje të fuqishme.
Në momentin që Joshua tentoi të këndellet duke dhënë një goditje me të djathtën, Dubois përfitoi nga “entuziazmi” i kundërshtarit dhe shpejtë e mbylli këtë meç.
Joshua ra menjëherë në tokë, ndërsa nuk arriti të ngrihet për ta vazhduar meçin. Për më shumë shikoni momentin:
DUBOIS KNOCKS OUT ANTHONY JOSHUA
— 🌴ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🌴 (@TheArtOfWar6) September 21, 2024
pic.twitter.com/YFJQCUBmVh