GNE një fitore larg Majorit, triumfojnë ndaj Preasy
Guild Eagles kanë shënuar një fitore të madhe ndaj Preasy, duke iu afruar kualifikimit për në Major.
Ish Bad News Eagles fituan ndaj Preasy me rezultat 2:1 në mape, duke bërë një rikthim fantastik.
Fillimisht, GNE bëri një paraqitje të zbehët në “De_Inferno” duke pësuar humbje me rezultat 13:6.
Por, pastaj nisi përmbysja e madhe. Fillimisht shkëlqyen në “De_Ancient” për të fituar me rezultat 13:7, ku shkëlqeu Rigon ‘rigoN’ Gashi me plot 21 vrasje.
Kësisoj, u zhvillua edhe mapi i tretë në “De_Overpass”, ku fillimisht pjesa e parë ishte e barabartë, duke përfunduar me rezultat 6:6.
Mirëpo, në “T-site” GNE ishte plotësisht dominuese duke fituar në fund me rezultat 13:9.
Guild Eagles nesër do ta zhvillojnë përballjen e fundit, kundër Estatic.