Gliha thotë se Lille ia mohoi pjesëmarrjen Zhegrovës, refuzon ta komentojë paraqitjen ndaj Izraelit - NACIONALE

Gliha thotë se Lille ia mohoi pjesëmarrjen Zhegrovës, refuzon ta komentojë paraqitjen ndaj Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Primoz Gliha thotë se Lille s’e lejoi sulmuesin Edon Zhegrova të grumbullohet me Kosovën ndaj Izraelit.

Tekniku slloven shtoi se është mësuar me këto mungesa andaj i ka kuptuar edhe klubet.

Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”.

Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë”.

Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.

Mirëpo, Gliha refuzoi ta komentojë paraqitjen duke shtuar disa herë se ia dolën me lojtarë të Superligës.

Kemi atmosferë shumë të mirë dhe përmes ambientit erdhi edhe kjo. Më herët është menduar se lojtarët e Superligës nuk mund të luajnë por tani po fitojnë ndeshjet”.

A e patë kiminë e lojtarët, se çka dhënë në terren. Amir Rrahmani edhe Edon Zhegrova? Nuk e di unë, pyetni lojtarët. Kush ka munguar sonte? Mungoi Vojvoda shkaku i kartonit ndaj Andorrës”.

Shumë lojtarë nga Superliga luajtën dhe kjo ishte poema e kësaj loje”.

Lajme të ngjashme