Gjyqtari që me gabimin e tij mund t’ia humbë titullin Dortmundit thotë se po ndihet si m** - NACIONALE

Gjyqtari që me gabimin e tij mund t’ia humbë titullin Dortmundit thotë se po ndihet si m**

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjyqtari i Bundesligës, Sascha Stegemann, e ka pranuar gabimin e tij të bërë gjatë ndeshjes të së premtes, ku Borussia Dortmund barazoi me Bochum, duke thënë se po ndihet si m**.

Dortmundi u përball me Bochumin e vendit të 15-të me mundësinë për të rritur epërsinë e tyre në kreun e elitës gjermane. Por skuadra e Edin Terzic nuk ishte në gjendje të shënonte më shumë se golin e barazimit të Karim Adeyemi në minutën e shtatë - edhe pse talenti gjerman ishte i përfshirë në një rast shumë të diskutueshëm të ndeshjes. Adeyemi kaloi në zonë të rrezikshme në minutën e 65-të, por Stegemann refuzoi të akordonte atë që dukej një penallti e pastër, ku edhe pas ndihmës nga video-asistenca nga gjyqtari Robert Hartmann, vendimi mbeti ai që u dha në fushë nga gjyqtari kryesor.

Sascha Stegemann Karim Adeyemi Borussia Dortmund Bochum 2023

Duke folur për WDR 2 të shtunën, Stegemann pranoi gabimin e tij, duke thënë: "Jam jashtëzakonisht i mërzitur, ndihem si m**. Ishte një natë shumë, shumë e shkurtër për nga gjumi, nuk jam mirë. Ngrihesh me një ndjenjë të keqe sepse je i zemëruar që nuk ke marrë vendimin e duhur në një rast të caktuar."

“Duke parë rastin, është një penallti në situatën me Adeyemi për BVB”, pranoi ai. "Unë nuk e pashë kështu në fushë. Si gjyqtar, kam të drejtë ta jap vendimin në fushë pa përdorur video asistentin në mënyrë të panevojshme."

Jude Bellingham Sascha Stegemann Bochum Borussia Dortmund 2023

Sigurisht, vendimi i Stegemann ka pasoja përtej ndeshjes të së premtes. Dështimi për të akorduar penalltinë do të thotë që Dortmundi humbi akoma më shumë pikë dhe tani gara për titull është kthyer në duart e Bayernit, pasi një fitore ndaj Hertha BSC të dielën do ta çojë skuadrën e Thomas Tuchel një pikë përpara në kreun e Bundesligës. Ndërsa beteja nuk ka përfunduar - veçanërisht duke pasur parasysh formën e hershme të Tuchel në klubin e tij të ri - pranimi i një gabimi kaq flagrant është një goditje e madhe për një klub që nuk ka fituar një trofe lige që nga viti 2011.

Edin Terzic Borussia Dortmund 2023

Skuadra e Terzic do të duhet ta mbledhë vetën shpejt, pasi ndeshja e radhës në Bundesligë është më 7 maj ndaj Wolfsburg, ku gabimet më nuk falen.

Lajme të ngjashme