Gjyqtari Massa pritet të pezullohet, nuk e ndëshkoi me karton të kuq Lukakun
Siç raporton Gazzetta dello Sport, gjyqtari Davide Massa do të pezullohet për javën e ardhshme të Serie A-së, pasi nuk e ndëshkoi Romelu Lukakun me karton të kuq, respektivisht me dy kartonë të verdhë në përballjen Napoli - Roma.
Shefat e gjyqtarëve pritet të pezullojnë Massan për një xhiro pas një paraqitjeje jo bindëse në ndeshjen Napoli-Roma të dielën.
Trajneri i ri i Giallorossi, Claudio Ranieri la të kuptohej se Lukaku duhej të ishte përjashtuar për dy shkelje të ndëshkueshme në pjesën e parë në Stadio Maradona, por belgu nuk mori as karton të verdhë.

Sipas Gazzettas, shefi i gjyqtarëve beson se faulli i parë ndaj Zeki Celik me siguri duhet të ishte ndëshkuar me një karton të verdhë, ndërsa i dyti ndaj Mile Svilar ishte i diskutueshëm, por që ishte i denjë për një karton të verdhë.
Prandaj, Massa do të përballet me pasojat dhe nuk do të përfshihet në asnjë nga ndeshjet e Serisë A të javës së ardhshme.
Roma do të presë Atalantën në Stadio Olimpico në javën tjetër, ndërsa Napoli do të vizitojë Torinon.