Gjykata në Spanjë e urdhëron Barcelonën të paguajë 23 milionë euro - NACIONALE

Gjykata në Spanjë e urdhëron Barcelonën të paguajë 23 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata kombëtare e Spanjës ratifikoi një vendim të premten, që detyron Barcelonën të paguajë afër 23 milionë euro për shkak të një mashtrimi me financa. Bëhet fjalë për tatimin mbi të ardhurat personale, në lidhje me pagesat e bëra në drejtim të agjentëve të lojtarëve.

Gjykata Administrative Ekonomike Qendrore e Spanjës (TEAC) kërkoi në vitin 2020 që Barça të paguante shumën, në lidhje me pagesat e bëra për agjentët e lojtarëve midis janarit 2012 dhe qershorit 2015.

Barça e apeloi vendimin në gjykatën kombëtare, e cila u refuzua të premten. Klubi tha në një deklaratë se tani do të apelojë në gjykatën supreme të Spanjës.

Në një deklaratë të Barçës thuhej: "FC Barcelona është informuar për vendimin mbi tatimin mbi të ardhurat (IRPF) të Gjykatës Kombëtare në lidhje me ankesën e paraqitur nga klubi në lidhje me inspektimin tatimor në lidhje me pagesat e bëra për agjentët e lojtarëve midis 2012 dhe 2015.

“FC Barcelona do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Supreme. Ky vendim nuk sjell asnjë detyrim pagese për klubin për momentin, kjo emergjence është e parashikuar siç duhet në llogaritë vjetore”.

Lajme të ngjashme