Gjithçka që duhet të dini për shortin e Kupës së Botës - ja kur dhe si do të tërhiqet - NACIONALE

Gjithçka që duhet të dini për shortin e Kupës së Botës - ja kur dhe si do të tërhiqet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shorti i fazës grupore të Kupës së Botës 2022 që zhvillohet në Katar do të hedhet nesër.

Shorti është caktuar të tërhiqet me fillim nga ora 18:00, me 29 nga 32 kombëtare që tashmë dihen.

Kombëtaret do të jenë të ndara në tetë grupe nga katër skuadra, me Katarin, që është në vazon e parë, pasi është nikoqir.

Ekipet e tjera të vazos së parë do të zgjidhen dhe me pas të ndahen nëpër grupe, përpara se të vazhdojë zgjedhja e vazos së grupit të dytë, ku i njëjti proces do përsëritet derisa të përfundojë shorti.

Kombëtaret nga i njëjti kontinent do mbahen të ndara përveç kombeve evropiane, ku në maksimum dy prej tyre do vendosen në të njëjtin grup.

Renditja e kombëtarëve nëpër vazo është kështu:

Vazo e parë: Katar, Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë dhe Portugali

Vazo e dytë: Meksikë, Holandë, Danimarkë, Gjermani, Uruguai, Zvicër, Amerikë dhe Kroaci

Vazo e tretë: Senegal, Iran, Japoni, Maroku, Serbi, Poloni, Korea Jugore dhe Tunizia

Vazo e katërt: Kamerun, Kanada, Ekuador, Arabia Saudite, Gana, Uells ose Skoci / Ukrainë, Kosta Rika ose Zelanda e Re, Peru ose Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe

Kupa e Botës do të fillojë me 21 nëntor, derisa finalja do mbahet me 18 dhjetor.

Lajme të ngjashme