Gjithçka që duhet të dini për shortin 1/8-s në Ligën e Kampionëve, kundërshtarët e mundshëm të çdo skuadre
Tashmë janë mësuar 16 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Tetë skuadra nga pozita e parë dhe tetë nga të dytat arritën të kualifikoheshin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Këtë edicion padyshim kishte befasi të mëdha, me Barcelonën dhe Juventusin që ranë në Ligën e Evropës, derisa Atletico Madrid u eliminua nga të gjitha garat evropiane.
Skuadrat që avancuan si lider të grupit ishin: Napoli, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Benfica.
Kurse, si pozitë e dytë në grupe kualifikimin e siguruan: Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe PSG.
Por, cilët do të jenë kundërshtarët e mundshëm në raundin e 16-të për secilin skuadër? Rregullat e UEFA-s tregojnë se skuadrat që ishin në një grup ose janë në të njëjtin kampionat nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.
Po ashtu, skuadrat që ishin lider do të gjenden në një vazo, derisa në vazon tjetër do të jenë pozitat e dyta.
Më poshtë, mund të shikoni kundërshtarët e mundshëm për të gjitha skuadrat e kualifikuara:
Napoli: Club Brugge, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig, Dortmund, PSG
Liverpool: Porto, Bayern Munich, Real Madrid, Benfica
Porto: Liverpool, Inter, Eintarcht Frankfurt, Milan, RB Leipzig, B.Dortmund, PSG
Club Brugge: Napoli, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Man City, Benfica
Bayern Munich: Liverpool, Club Brugge, AC Milan, B.Dortmund, PSG
Inter: Porto, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Man City, Benfica
Tottenham: Club Brugge, Inter, AC Milan, RB Leipzig, B.Dortmund, PSG
Eintracht Frankfurt: Napoli, Porto, Chelsea, Real Madrid, Man City, Benfica
Chelsea: Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig, B.Dortmund, PSG
AC Milan: Liverpool, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Real Madrid, Man City, Benfica
Real Madrid: Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, B.Dortmund, PSG
RB Leipzig: Napoli, Porto, Tottenham, Chelsea, Man.City, Benfica
Man City: Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, RB Leipzig, PSG
B.Dortmund: Napoli, Porto, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Benfica
Benfica: Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, AC Milan, RB Leipzig, B.Dortmund
PSG: Napoli, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Man City.
Shorti për raundin e eliminimit direkt do të tërhiqet të hënën e ardhshme, pra me 7 nëntor 2022, me fillim nga ora 12:00.