Gjilani fiton në udhëtim te Llapi, Drita e Ballkani marrin fitoret e pritura - NACIONALE

Gjilani fiton në udhëtim te Llapi, Drita e Ballkani marrin fitoret e pritura

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ka përfunduar java e 17-të e Superligës së Kosovës me tri ndeshjet e zhvilluara me fillim nga ora 13:00. Gjilani e mposhti në udhëtim Llapin 1:0, Drita fitoi 3:1 përball Malishevës e Ballkani me rezultat 2:0 e mposhti skuadrën e fundit në tabelë, Ferizajn.

Llapi – Gjilani

Ndeshja u zhvillua në Zahir Pajaziti në Podujevë dhe tifozët e Llapit në një numër simbolik bënë një paraqitje më të mirë se skuadra e tyre në fushën e lojës.

Skuadra vendase mbajti topin më shumë në pronësi gjatë të dy pjesëve të lojës, por hasi në vështirësi me mbrojtjen e vendosur nga Gjilani, duke arritur shumë rrallë deri në zonën e rrezikshme.

Kurtaj qëlloi një herë shtyllën për Llapin gjatë pjesës së parë, që ishte rasti më i rrezikshëm nga ata gjatë 45 minutave të para.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa me të hyrë në pjesën e dytë pas shtatë minutash, ishte sulmuesi Solomon që shënoi golin e vetëm të takimit, për fitoren 1:0 të Gjilanit.

Llapi tentoi edhe një herë në minutat e fundit të lojës me anë të Ilir Krasniqit, që goditi shumë bukur, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla horizontale dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

May be an image of 4 people and text

Gjilani tani largohet nga Prishtina me katër pikë diferencë edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Llapi mbetët e shtata me 19 pikë.

Drita – Malisheva

Drita është rikthyer te fitoret pas tre ndeshjeve radhazi pa pikë të plota dhe këta e ka bërë ndaj Malishevës me një fitore 3:1.

May be an image of 10 people, people playing football, people standing and grass

Drita nuk e diskutoi asnjëherë fitoren në këtë takim, duke arritur që shumë shpejtë ta krijojë epërsinë e parë, me anë të Besnik Krasniqit në minutën e 10-të nga pika e penalltisë.

Gjatë pjesës së parë më gola nuk pati, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre të tjerë.

Fillimisht Malisheva barazoi në 1:1, por një gol i jashtëzakonshëm nga Blakçori ktheu epërsinë në 2:1, ndërsa për rezultatin e fundit 3:1 u përkujdes Ardit Tahiri në minutën e 83-të.

Drita vazhdon kryesimin e tabelës me këtë fitore, e ndjekur hap pas hapi nga Ballkani, ndërsa Malisheva gjendet në zonën e rrezikshme.

Ballkani – Ferizaj

Kampioni në fuqi, Ballkani ka shënuar fitore mjaft të vështirë ndaj vendit të fundit në tabelë, Ferizajt.

May be an image of 4 people, people playing football, people standing and grass

Dy gola të pjesës së dytë ishin vendimtar për fitoren e suharekasve.

Fillimisht shënoi kapiteni, Armend Thaçi për 1:0, ndërsa krejt në fund shënoi edhe Albion Rrahmani, për rezultatin final 2:0.

May be an image of 6 people, people playing sports and text that says 'CIMA albi SUPERLIGA MALL F.C. 13 FEAIZAJ FC BAN DERMOLULI FC BALLKANI FULL TIME F.C. FERIZAJ 2-0 67' A.Thaqi 84' A.Rrahmani'

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon ndjekjen e vendit të parë, ndonëse është pesë pikë prapa nga lideri Drita, por ka tre ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Ferizaj mbetët e fundit pa shumë gjasa për të mbijetuar.

Lajme të ngjashme