Gjilani e eliminon kampionin në fuqi nga Kupa e Kosovës - NACIONALE

Gjilani e eliminon kampionin në fuqi nga Kupa e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sport Club Gjilani ka arritur ta eliminojë me rezultat të përgjithshëm 3:1, skuadrën e Llapit që ishte kampion në fuqi i Kupës së Kosovës.

Skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi me rezultat minimal 1:0 si vendas për ta siguruar biletën për në finalen e sezonit 2022/23.

Me një gol të bukur të Arbnor Ramadanit, ishte e mjaftueshme që Gjilani të sigurojë fitoren për të kaluar tutje.

Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar gjatë tërë kohës, me vendasit që mbanin posedimin dhe kishin më shumë raste shënimi.

Në anën tjetër, Llapi si shpesh herë tentoi me disa kundërzbritje ose ndërtimin e aksioneve nga mesfusha në krahët e sulmit, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Kështu, Llapi pas dy viteve radhazi eliminohet nga Kupa e Kosovës, kompeticion ky me të cilën siguroi kalimin në Evropë por që asnjëherë s’arriti të kualifikohet në grupet e ndonjërit kompeticion.

Tani, Llapi do ta synojë Evropën përmes Superligës së Kosovës dhe duhet të “luftojë” me Prishtinën për top treshe, edhe pse kjo e fundit ka arritur gjithashtu në finale.

Prishtina demoloi Vushtrrinë me rezultat të përgjithshëm 8:1 dhe tani mbetet të shihet data se kur do të zhvillohet finalja.

Lajme të ngjashme