Gjilani dhe Llapi nisin "aventurën" në garat evropiane, synojnë fitore - NACIONALE

Gjilani dhe Llapi nisin "aventurën" në garat evropiane, synojnë fitore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditën e enjte, Gjilani dhe Llapi do të zhvillojnë ndeshjet e para në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Si Gjilani, ashtu edhe Llapi kanë përball disa kundërshtarë jo të lehtë, andaj avancimi i tyre në raundin e dytë kualifikues nuk do të jetë aq i thjeshtë.

Gjilani përballet me Liepajën në "Fadil Vokrri"

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani si kundërshtar të parë do ta ketë gjigantin nga Letonia, FK Liepaja, sfidë që zhvillohet në "Fadil Vokrri".

Gjilanasit deri me tani nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare nën urdhrat e teknikut maqedonas, derisa dje e kanë bërë të qartë se duan vetëm fitore ndaj Liepajës.

"Rivali me të cilin ballafaqohemi nesër është shumë i fortë. Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe t’iu them të drejtën, fare nuk më intereson loja e bukur. Unë dua fitoren dhe pres të kualifikohemi në fazën tjetër. Nesër për mua është ndeshja e parë zyrtare si trajner i Gjilanit dhe dua rezultat pozitiv", theksoi Ramadani në konferencë për shtyp ditën e mërkurë.

Përballja zhvillohet në "Fadil Vokrri" dhe do të nis në pra 20:00.

Llapi mysafir i Buducnost

Ndërohë, ndeshje ndoshta më të vështirë do të ketë klubi tjetër kosovar, Llapi nën urdhrat e Tahir Batatinës pasi janë mysafir i skuadrës së Malit të Zi, Buducnost.

Skuadra nga Podujeva këtë edicion nuk ka bërë shumë ndryshime në skuadër, gjë që mund të jetë pozitive pasi lojtarët do ta kenë më të lehtë lidhjen mes tyre.

Mirëpo, para kësaj ndeshje Buducnost e kishte bërë të qartë përmes trajnerit të tyre, Aleksander Nedovic se ndihen superior ndaj ekipit të Llapit.

"Ne do t’i analizojmë ata derisa të jemi në Zlatibor, do t’i shikojmë të gjitha ndeshjet e tyre, do të monitorojmë nëse janë aktivë në merkato… Sigurisht që Buducnost nuk mund të thotë se nuk është favorit, por nuk do ta nënvlerësojmë rivalin, sepse jemi të vetëdijshëm. “Buduçnost është një klub i madh, më i madh se Lapi dhe ne me siguri do të vendosemi në këtë mënyrë", kishte deklaruar ai para tre javëve.

Por, optimist për fitore është edhe tekniku llapjan, që nënvizoi se dëshiron rezultat pozitiv në këtë sfidë.

Asnjë trajner nuk dëshiron rezultat negativ, njësoj edhe unë. I dimë cilësitë e Buducnostit. E kemi analizuar mjaft mirë nëpërmjet video inxhizimeve skuadrën e tyre dhe do ta japim më të mirën nga vetja që të dalim me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje”.

Për fund, kujtojmë se sfida mes Buducnost dhe Llapit do të fillojë në ora 20:30.

Lajme të ngjashme