Gjiganti gjerman interesohet për Van de Beek
Eintracht Frankfurt ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mesfushorin Donny van de Beek në formë huazimi nga Manchester United.
Holandezi asnjëherë s’e ka gjetur formën që kur iu bashkua “Djajve të Kuq” dhe në janar pritet të bëhet me skuadër të re.
“90min” raporton se Frankfurt tashmë ka bërë lëvizjen e parë duke shprehur interesim të hershëm për ta huazuar, me shpresën që ta marrin avantazhin para klubeve tjera të interesuara.
Real Sociedad vazhdon të ketë interesim për mesfushorin, derisa ka gjasa që garës t’i bashkohet edhe lideri befasues i La Liga-s Girona.
Ndërkohë, duarhapur Van de Beekin do ta prisnin edhe Ajaxi, sidomos pas formës së dobët që po kalojnë në mesfushë.
Man Utd në anën tjetër po tenton të vendosë edhe klauzolen e obligimit të blerjes në secilën marrëveshje, pasi më lojtari nuk është në planet e gjigantit anglez.
Në një intervistë në fundin e muajit nëntor, Van de Beek insistoi se dëshiron të vazhdojë të luajë rregullisht sërish.
“Dua të luaj shumë ndeshje sërish. Trajneri i bën zgjidhjet. Kemi shumë skuadër të madhe dhe s’jam i vetmi që troket në derë. Do të shohim se çfarë ndodhë në janar”.
“Duhet të luaj sa më shpejtë, nëse jo te Man Utd atëherë diku tetër. Kemi ambicie. Fitoj mirë te United, por paraja nuk është motivimi im”, deklaroi ai.