Gjiganti anglez gati 30 milionë euro për Ramsdale - NACIONALE

Gjiganti anglez gati 30 milionë euro për Ramsdale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Newcastle United do të bëjë një ofertë të re, në vlerën e 30 milionë eurove për portierin Aaron Ramsdale.

Skuadra e Eddie Howes tentoi ta sillte anglezin në janar si zëvendësues i Popes së lënduar, mirëpo pavarësisht që portieri ishte i interesuar, ai mbeti në Londër.

Ramsdale e njeh mirë Howe që nga koha që kaluan te Bournemouth dhe është i dëshpëruar që të luajë më shumë shkaku që humbi vendin në formacionin bazë.

Sipas “Daily Mail”, Ramsdale në verë do të largohet nga Arsenali, ndërsa Newcastle United është gati të bëjë një tjetër ofertë – këtë herë në vlerën e 30 milionë euro.

Newcastle Utd e sheh Ramsdale si ideali edhe shkaku i moshës, pra ka eksperiencën e duhur pavarësisht që ka 25 vjeç, ndërsa portierët e tyre momental janë Dubravka (35 vjeç) dhe Pope (32 vjeç).

Ende nuk dihet nëse Arsenal do ta pranojë ofertën e rivalit, por brenda klubit janë në dijeni që s’mund të bëjnë asgjë për ta bindur Ramsdale të qëndrojë si portier i dytë.

Prandaj, “Topçinjtë” veçse po shohin disa portierë, si kosovari Diant Ramaj i Ajaxit apo edhe talenti i Las Palmas Alvaro Valles.

Lajme të ngjashme