Gjiganti amerikan ëndërron Antoine Griezmannin
Skuadra amerikane LAFC është ende në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madridit Antoine Griezmann.
Me arritjen e Olivier Giroud, LAFC po synon ta marrë edhe francezin tjetër të luftojë me Inter Miamin për titullin në kampionatin amerikan.
LAFC mbetet në garë kundër kohës, meqenëse duhet ta mbyllë marrëveshjen me francezin, që aktualisht është në planet e Atletico Madridit.
Sidoqoftë, klubi i MLS-së ka një përparësi sepse Atletico nuk varet më vetëm nga Griezmann, ngase kanë nënshkruar me norvegjezin Alexander Sorloth, si dhe janë në negociata të avancuara me Julian Alvarezin.
33-vjeçari vjen nga një sezon i shkëlqyeshëm që kaloi te Atletico, duke shënuar 24 gola dhe dhuruar tetë asistime në të gjitha garat.
Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare për një lëvizje të mundshme, duke marrë parasysh se lojtari vazhdimisht e ka pranuar se dëshiron të luajë në Amerikë.
Përndryshe, LAFC e vlerëson afrimin e Griezmann si çështje kohe dhe në rast që nuk arrijnë këtë afat të verës, atëherë do të tentojnë në muajt e ardhshëm.