Gjigantët arab e bëjnë prioritet Mo Salahun
Klubet e mëdha arabe pritet të bëjnë një garë të “nxehtë” për të siguruar shërbimet e yllit të Liverpoolit Mohamed Salah.
Egjiptiani në fakt ishte afër të largohej në afatin kalimtar veror, mirëpo që Liverpooli refuzoi ta shiste. “Reds” refuzuan ofertën në vlerën e 150 milionë eurove nga Al Ittihad.
Edhe pse marrëveshja dështoi, klubet arabe veçse kanë shtuar edhe më shumë interesimin sidomos pasi egjiptiani ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës.
Sipas mediave britanike, ekziston një shans i madh që Salah të largohet në verë, gjithnjë nëse Liverpool s’e bind për të rinovuar kontratën, me aktualën që skadon më 2025.
Për ta bindur Salah të rinovojë nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos me Jurgen Klopp që do të largohet në fundin e sezonit.
Në Arabinë Saudite, Salah do të gjente shumë ish bashkëlojtarë përfshirë Sadio Mane, Roberto Firmino, Fabinho dhe Georginio Wijnaldum.
Arabët duket se nuk e kanë mend të ndalen me transferime, ku së fundmi drejtori ekzekutiv i ligës arabe konfirmoi se do të vazhdojnë të investojnë shumë para për t’i bindur yjet e Evropës të luajnë në Lindjen e Mesme.
“Është investim afatgjatë. Nuk jemi vetëm për një sezon. Jemi të lumtur me atë që kemi arritur deri më tani. Në fakt, jemi më mirë se sa kemi planifikuar”, tha Saad Al Lazeez për “Financial Times”.
Përpos Salah, dëshirë e madhe për klubet arabe është edhe ylli i Manchester Cityt Kevin de Bruyne, por ky i fundit preferon qëndrimin te klubi anglez.