“Gjëra të tilla ndodhin”, trajneri i Rubinit konfirmon rikthimin e Mirlind Dakut
Trajneri i Rubin Kazanit Rakhimov ka konfirmuar se sulmuesi Mirlind Daku është rikthyer në Rusi, ndërsa ka treguar se i ka thënë që të fokusohet në futboll.
Daku pas ofendimit që bëri ndaj tifozëve serbë e maqedonas, nuk ka qenë i mirëpritur në Rusi, ku ka marrë kërcënime me jetë nga tifozët aty që i vlerësojnë serbët si “vëllëzër”.
Në fakt, edhe disa trajnerë kanë kërkuar që të përjashtohet nga futbolli rus, megjithatë një situatë e tillë nuk do të ndodhë. Trajneri i Rubinit ka konfirmuar se gjilanasi është rikthyer dhe po përgatitet për sezonin.
“Daku sapo është kthyer. Ai është mirë. Djemtë e kanë takuar, kanë folur. E kuptojmë që situata të tilla ndodhin, me Demiralin e Turqisë për shembull”.
“Për fat të keq futbolli është i përzier me politikën tani. Mendoj se punë e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe ia kam thënë Dakut këtë, që duhet të fokusohet në këtë”, deklaroi ai.
Përndryshe, Daku ka oferta edhe në kampionatet si Italia e Turqia, mirëpo deri më tani nuk është që ka ndonjë gjë konkrete.