Gjeorgjia e Kvaratskhelias finalistja e parë e play-offit, një ndeshje larg EURO 2024 - NACIONALE

Gjeorgjia e Kvaratskhelias finalistja e parë e play-offit, një ndeshje larg EURO 2024

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjeorgjia është bërë kombëtarja e parë që arrin në finale të play-offit, nga ku dy tre skuadra do ta sigurojnë pjesmarrjen në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani.

Khvicha Kvaratskhelia me bashkëlojtarë e mposhtën Luksemburgun me rezultat komod 2:0, për të siguruar finalen.

Nga një gol në secilën pjesë nga i njëjti futbollist sollën fitoren e shumë kërkuar për Gjeorgjinë.

Zhvillohej minuta e 40-të kur Budu Zivzivadze gjeti rrjetën për 1:0.

Po i njëjti, pra Zivzivadze shënoi të dytin personal për 2:0 në minutën e 64-të, i asistuar nga Shengelia.

Luksemburgu me një lojtar më pak e kishte problem të kundërpërgjigjej dhe si rezultat ndeshja përfundoi pa asnjë gol në vazhdim.

Gjeorgjia si finaliste e parë e play-offit, në finale do ta presë fituesin nga ndeshja Greqi-Kazakistan, që zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme